Mourinho zbulon votën e tij për “Topin e Artë” dhe nuk lë vend për asnjë surprizë

Mourinho zbulon votën e tij për “Topin e Artë” dhe nuk lë vend për asnjë surprizë

9 Shtator 2026 16:58 Telesport Në një intervistë për Canal Plus, pas fitores së Real Madridit 2-1 ndaj Interit në Champions League, Jose Mourinho rikonfirmoi votën e tij për Kylian Mbappe për të fituar “Topin e Artë”. “Sigurisht që unë do të votoj për Mbappe. Kur luan për Real Madridin, klubin më të mirë në botë, në mënyrë të pashmangshme shoqërohesh me çmime të tilla individuale. Edhe lojtari më i mirë në botë mund të kalojë një sezon pa asnjë titull. Ai mund të fitojë gjithçka dhe megjithatë të mos jetë lojtari më i mirë në botë”, tha Mourinho. Mbappe nuk fitoi dot asnjë trofe në sezonin e kaluar, por ishte golashënuesi më i mirë në La Liga, Champions League dhe në Kupën e Botës.