Mourinho kundër Interit, sonte spektakël në Bernabeu! Zbulohen formacionet zyrtare
Real Madrid dhe Inter përballen sonte në “Santiago Bernabeu” në një nga ndeshjet më të mëdha të javës së parë të Champions League. Dueli nis në orën 21:00 dhe sjell përballë dy skuadra me ambicie të mëdha në arenën europiane. Në qendër të vëmendjes është padyshim José Mourinho. Trajneri portugez rikthehet në Champions League në stolin e Real Madridit dhe përballë do të ketë pikërisht Interin, skuadrën që ai udhëhoqi drejt triumfit në Champions League në vitin 2010. Për më tepër, finalja e atij viti u luajt pikërisht në “Santiago Bernabéu”, duke e bërë këtë përballje edhe më speciale për “Special One”. Real Madrid vjen në këtë sfidë pas humbjes 1-0 ndaj Real Betisit, ndërsa Mourinho duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesat e Bernardo...
Burimi:
vizionplus.tv