“Motra më tha është rrëzuar në banjë”, vrasja në Patos, vajza e viktimës: Flisja gjithmonë në telefon, të tre punonin

“Motra më tha është rrëzuar në banjë”, vrasja në Patos, vajza e viktimës: Flisja gjithmonë në telefon, të tre punonin

E bija e viktimës: Më mori motra në telefon dhe më tha që babi ka rënë në banjë, më pas e fiku telefonin, marr mamin në telefon dhe i them është gjallë? Jo më tha ka vdekur, flisja shpesh në telefon nuk pashë të kishte gjë, nuk kuptova as edhe një gjë, me babin kam folur gjithmonë. Babai jetonte në shtëpi apo kishte një dhomë veç? E bija e viktimës: Jetonte në shtëpi, bashkë, babai punonte, edhe mami edhe babi edhe motra. Top Channel