Motra e Arshi Pipës: Për ta varrosur babanë, shitëm orën e tij të xhepit
Ora e jetës së avokatit të diplomuar në Stamboll, Mustafait, ndali në vjeshtën e vitit 1949. Ndërsa ora e tij e xhepit u shit pak më vonë, që familja të kishte mundësi të paguante varrimin. Prej katër vitesh, dergjej në shtrat nga një frakturë në kockën e femurit, por atë ditë duhej të ngrihej. Një karrocë kuajsh, i vetmi mjet që iu lejuan, do ta çonte në banesën e radhës ku i kishin transferuar. Kishte veshur kostumin dhe mundohej ta mbante veten teksa rrinte i ulur, me këmbët e shtrira, në karrocën, tronditjet e së cilës i ndjente në kockat e thyera. Tre vite më parë, i kishin vrarë të birin, avokatin Myzafer Pipa. Djalin tjetër, Arshiun, që priste ta rikthente disi në jetë, e ridënuan 20 vjet....
Burimi:
kultplus.com