Motori shpërtheu në flakë gjatë ngritjes nga toka, avion i Delta Airlines bën ulje emergjente në Los Angeles

Motori shpërtheu në flakë gjatë ngritjes nga toka, avion i Delta Airlines bën ulje emergjente në Los Angeles

Një avion i kompanisë ajrore Delta Airlines është detyruar të bëjë një ulje emergjente në aeroportin e Los Anxhelosit, pasi motori i majtë i mjetit ka marrë flakë gjatë ngritjes. Bëhet fjalë për një Boeing 767-400, i cili ishte nisur nga Los Anxhelosi me destinacion Atlantën. Sapo pilotët kanë vënë re se nga motori i majtë po dilte zjarr, kanë kthyer avionin dhe kanë realizuar një ulje të sigurt në aeroportin e nisjes, duke shmangur çdo incident të mëtejshëm.
Burimi: Syri.net