MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 31 tetor 2026…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të dendura.Vranësirat parashikohen të shoqërohem me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Përgjatë relieveve malore të vendit reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike.Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com