Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 20 qershor 2025…
Sot, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndruesheme. Fillimisht, moti parashikohet të jetë pjesërisht i kthjellët, me vranësira në shtim përgjatë orëve të pasdites. Më të theksuara vranësirat paraqiten përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës, ndërsa në lindje e juglindje, parashikohet hera –herës reshje me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Në mbrëmje pritet ndërprerja graduale e këtyra shirave. Era do të fryjë me drejtim verilindje...