MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 21 shtator 2026…

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 21 shtator 2026…

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e gradualisht pritet shtim vranësirash mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit prej orëve të mesditës, deri ato të pasdites vonë. Lokalisht dhe në mënyrë të izoluar reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike përgjatë relieveve malore.Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 17 m/s. Valëzim në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-2 ballë....