Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025…
👁13881
Vendi ynë mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite kur priten kalime vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë territorin. Më të theksuara vranësirat paraqiten në gjysmën Lindore të Shqipërisë. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 32°C vlera më e lartë në qarkun e Beratit. Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës...