Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Moti sot me kthjellime e alternime vranësirash
👁8425
Dita e sotme parashikohet të jetë relativisht e paqëndrueshme, me kthjellime e alternime vranësirash të cilat prej orëve të mesditës do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht lokal. Gjatë orëve të pasdites parashikohet ndërprerje graduale e reshjeve. Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa valëzimi në dete i ulët i forcës 1-2 ballë. Temperaturat e regjistruara: Në zonat malore 7 deri 22 °C Në zonat e ulëta 10 deri 26°C Në bregdet 13 deri 25°C