Moti për të premten, temperaturat deri në 39°

Moti për të premten, temperaturat deri në 39°

Këtë të premte, territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin, me disa vranësira të pakta kalimtare në jug gjatë orëve të mesditës. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 39°C në qarkun e Beratit, ndërsa vlerat e tjera do të mbeten të larta në pjesën më të madhe të vendit. Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në zonat luginore do të forcohet duke arritur 7–15 m/s. Deti pritet të jetë me valëzim nga 1 deri në 3 ballë.