Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Moti për ditën e sotme do jetë me kthjellime dhe temperatura të larta
👁2153
Për ditën e sotme (27 maj) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira mesatare gjatë orëve të mesditës kryesisht në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 12 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen: Në zonat malore 7 deri 23°C; Në zonat e ulëta 11 deri 26°C; Dhe në bregdet 14 deri 27°C.