Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Moti i qëndrueshëm rikthehet në të gjithë territorin, ja parashikimi për këtë të premte
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë e lehtë, me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut, me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe lugina, herë pas here, era do të intensifikohet deri në 10 m/s. Sa i përket detit, pritet një valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, duke e bërë të favorshme lundrimin dhe aktivitetet detare....