Moti i keq në Itali/ Lumi Frejus përmbyt një qytet në Torino, humb jetën një 50-vjeçar (Video)

Moti i keq në Itali/ Lumi Frejus përmbyt një qytet në Torino, humb jetën një 50-vjeçar (Video)

Lumi Frejus përmbyti qendrën e Bardonecchia-s në Torino për shkak të motit të keq, duke e bërë të pamundur udhëtimin nëpër rrugët e qytetit. Një burrë 50-vjeçar vdiq: policia gjeti trupin e tij në përroin Merdovine, rreth 400 metra larg furgonit të tij. Bashkia e këtij qyteti ka nisur një alarm maksimal dhe ka vendosur një zonë të kuqe, pothuajse dy vjet pas përmbytjes së madhe të gushtit 2023. “Mos u afroni urave dhe shmangni udhëtimet”, paralajmëroi kryebashkiakja Chiara Rossetti, duke i ftuar qytetarët të “ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale” dhe “të mos dalin nga shtëpia dhe të mos përdorin makinën”....
Burimi: Javanews.al