Moti i keq/ Në Elbasan ngricat dëmtojnë të mbjellat, në Korçë disa zona mbeten pa energji

Moti i keq/ Në Elbasan ngricat dëmtojnë të mbjellat, në Korçë disa zona mbeten pa energji

Vendi ynë ditët e fundit është përballur me ndryshime të motit të cilat në disa vende kanë sjellë reshje shiu ose dëborë. Në Qarkun e Elbasanit kjo javë ka nisur e zbardhur nga bora por me mot të kthjellët. Javën e kaluar në Elbasan mbizotëroi mot me reshje të dendura shiu e bore, të shoqëruar edhe me erë të fortë. Situata ka qenë më problematike në bashkitë e Librazhdit, Prrenjasit, Gramshit dhe Elbasanit ku reshjet e dëborës kanë shkaktuar pasiguri dhe vështirësi në lëvizje dhe zhvillimin e aktiviteteve të zakonshme. Trashësia e dëborës në këto zona ka arritur deri në...
Burimi: Gijotina.com