Moti i keq goditi drufrutorët, fermerët: Dëme të mëdha në sipërfaqet me kumbulla e qershi

Moti i keq goditi drufrutorët, fermerët: Dëme të mëdha në sipërfaqet me kumbulla e qershi

Reshjet e ditëve të fundit, shoqëruar edhe me dëborë, kanë dëmtuar drufrutorët, në veçanti qershinë dhe kumbullën. Jorgo Braholli, një nga fermerët e fushës së Dvoranit, tregon se dëmi ka shkuar deri në 90%. Fermerët janë të shqetësuar edhe për temperaturat që pritet të zbresin në vlera minimale gjatë këtyre ditëve dhe për dëmet që do të shkaktonte kjo ulje te mollët. Në fshatin Dvoran, gjatë viteve të fundit, janë shtuar së tepërmi sipërfaqet e mbjella me qershi e kumbulla. Vetëm këtë vit, fermerët kanë shtuar 4 hektarë kumbulla. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv