
Moti i keq/ Breshëri dëmton 160 hektarë parcela të kultivuara me pjeshkë në Lushnjë
👁4434
-Moti i keq që përfshiu vendin një ditë më parë ka shkaktuar mjaft dëme sidomos në fshatrat e Lushnjës. Në fshatin Barbullinjë si pasojë e breshërit me intensitet të lartë raportohet se janë dëmtuar mbi 160 hektarë të kultivuara me pjeshkë. Fermerët shprehen për Report Tv se investimi i kryer prej kohësh ka shkuar dëm. Bëhet me dije se nga dëmet e shkaktuara nuk mund të dëmshpërblehen nuk pasi asnjë kompani sigurimesh nuk e ofron këtë mbrojtje.
Burimi:
Gijotina.com