’Mother’ i Teona Strugar Mitevskës, filmi hapës i TIFF 2026
5 September, 2026 - 17:00 Maqedonia e Veriut, Teona Strugar Mitevskës, do të hapë edicionin e 24-t të Tirana International Film Festival (TIFF). I vendosur në Kalkutë në vitin 1948, filmi sjell një portret të fuqishëm të Nënë Terezës, në një moment vendimtar të jetës së saj, kur besimi, ambicia dhe detyra përplasen me një dilemë thellësisht personale. “Mother” pati premierën si film hapës i seksionit Orizzonti në edicionin e 82-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Filmi është vlerësuar gjithashtu me Çmimin për Kontributin më të Mirë Artistik në Tokyo International Film Festival. Regjisorja Teona Strugar Mitevska është autore e filmave të vlerësuar ndërkombëtarisht, mes tyre God Exists, Her Name Is Petrunya, i cili ka fituar më shumë se 20 çmime, përfshirë Çmimin...
Burimi:
kultplus.com