Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mot i qëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme!
👁10373
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash kryesisht të mesme e të larta transparente, të përqendruara në relievet kodrinore malore të vendit. Temperaturat minimale do të jenë 9 gradë Celsius, ndërsa maksimale 30 gradë. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi 6-13 m/s Valëzimi në det do të jetë 2 deri 3 ballë.