Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e shtunë! Ja sa do të jenë temperaturat
👁7501
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Mot me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në relievet kodrinore-malore te vendit, nga ku dhe do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët gjatë orëve të mesditës e pasdites. Temperaturat minimale do të jenë 5 gradë Celsius, ndërsa maksimale 21 gradë. Era do të fryjjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 10m/s, Valëzimi në det do të jetë 3 deri 4 ballë.