Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mot i kthjellët dhe me vranësira të pakta, parashikimi për këtë të premte
👁11146
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot të kthjellët pothuajse në të gjithë territorin. Parashikimet tregojnë për vranësira fare të pakta dhe kalimtare, kryesisht në zonat malore në lindje të vendit. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim dhe intensitet të ulët, me shpejtësi mesatare që varion nga 1 deri në 7 metra për sekondë. Përsa i përket kushteve detare, pritet një valëzim i lehtë, në nivelin 1 deri në 2 ballë, çka e bën të favorshme lundrimin dhe aktivitetet detare. Top Channel