Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Moska reagon pas vdekjes së ish-ministrit, zëdhënësi i Kremlinit: Të gjithë jemi të tronditur, kemi nisur një hetim që do t’i japë përgjigje çdo pyetje
Kremlini tha se ishte “i tronditur” nga vdekja e papritur e ish-ministrit rus të Transportit, Roman Starovoit, lajmi për të cilin doli vetëm disa orë pasi ai u shkarkua nga presidenti rus, Vladimir Putin. Starovoit u gjet i vdekur në makinën e tij jashtë Moskës me një plagë të shkaktuar nga një armë zjarri dhe dyshimi fillestar është se ai kreu vetëvrasje, thanë dje hetuesit shtetërorë. I pyetur për vdekjen e Starovoit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti Putin ishte informuar për incidentin dhe e përshkroi atë si “tragjik dhe të trishtueshëm”. Peskov nuk pranoi të spekulonte mbi...