Moska kërcënon, Medvedev i bën thirrje Trumpit: Përdor CIA-n kundër Zelenskyt dhe jepi fund këtij problemi!
Një deklaratë kërcënuese ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka ardhur nga ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, i cili i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump të përdorë shërbimet e inteligjencës amerikane dhe Pentagonin për t’u marrë me udhëheqësin e Ukrainës. Medvedev, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, ka publikuar një mesazh me tone të ashpra, duke sugjeruar ndërhyrjen e CIA-s dhe të drejtuesve të mbrojtjes amerikane kundër Zelenskyt. Deklaratat e tij janë interpretuar si një aludim për eliminimin fizik të presidentit ukrainas. “Vetë historia amerikane ofron një zgjidhje. E tëra çfarë duhet të bëjë është të telefonojë Sekretarin e Luftës dhe Drejtorin e CIA-s dhe t’u thotë atyre të kujdesen për këtë ‘problem të vogël e të pafat’”,...
Burimi:
javanews.al