Moska i përgjigjet Ramës mbi akuzat për ndërhyrje në protestat në Shqipëri

Moska i përgjigjet Ramës mbi akuzat për ndërhyrje në protestat në Shqipëri

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e Rusisë dhe Iranit në protestat që po zhvillohen në Shqipëri. Përmes një reagimi të shpërndarë nga Ambasada Ruse në Tiranë, Zakharova kundërshton pretendimet për ndërhyrje të huaj, duke ia atribuar protestat pakënaqësisë së qytetarëve shqiptarë. “Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë dhe ju nuk duhet t’ua hidhni fajin të tjerëve. Zgjidhini vetë problemet tuaja të brendshme”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së diplomacisë ruse. Reagimi i Moskës vjen në një moment kur protestat në Shqipëri janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë, ndërsa debati për përgjegjësit e tensioneve është zhvendosur edhe në marrëdhëniet diplomatike. Kryeministri Edi...