Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Moska gati për një tjetër shkëmbim të burgosurish, 1200 nga secila palë
Rusia thotë se është gati të vazhdojë me një shkëmbim të të burgosurve të luftës me Ukrainën midis 7 dhe 9 qershorit, me rreth 1,200 nga secila palë. Qëllimi i Moskës u njoftua nga këshilltari i presidentit rus, Vladimir Medinsky, pas një takimi të Vladimir Putin me anëtarët e qeverisë ruse. Siç vuri në dukje Medinsky, ky mund të jetë shkëmbimi më i madh deri më sot dhe theksoi se pala ruse është plotësisht e gatshme për zbatimin e tij. Të dy palët vazhdojnë të formojnë listën përfundimtare, duke u dhënë përparësi të plagosurve, të sëmurëve rëndë dhe të burgosurve të luftës deri në 25 vjeç. Ky shkëmbim i ri pritet të jetë një vazhdim i marrëveshjes së arritur në Stamboll më 16 maj, e...