Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Moska dënon sulmin e SHBA-së, ministri i jashtëm iranian niset drejt Putin
Rusia ka “dënuar me forcë” sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane. “Vendimi i papërgjegjshëm i Shteteve të Bashkuara për të bombarduar Iranin shkel ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara”, deklaroi sot Ministria e Jashtme ruse. ”Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet t’i përgjigjet kësaj”, tha ajo, duke shtuar se ”sulmi ka dëmtuar gjithashtu mospërhapjen bërthamore”. Moska tha se ”për këtë arsye pret një përgjigje të qartë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA)”. Brenda natës, SHBA-të sulmuan tre vende të programit bërthamor të Iranit, përfshirë edhe me bombardues me rreze të gjatë veprimi. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas...