“Mosha e mitur nuk i përjashton nga përgjegjësia penale!”- Ministria e Brendshme për dhunën në protesta: Prindërit duhet të jenë të informuar, përgjegjësia nis që nga…
Zëvendësministrja e Brendshme, Anisa Ruseti, deklaroi se situata e protestave është nën kontroll, pavarësisht akteve të dhunës, përfshirë sulmin ndaj Gjykatës së Apelit në Tiranë. Ruseti paralajmëroi të rinjtë dhe familjet e tyre për pasojat ligjore të përfshirjes në dhunë, dëmtimit të pronës, zjarrvënies apo mbajtjes së paligjshme të armëve dhe mjeteve shpërthyese. Ajo theksoi se përgjegjësia penale për krimet nis në moshën 14 vjeç, ndërsa për kundërvajtjet penale në moshën 16 vjeç. Sipas saj, përgjegjësia do të vlerësohet individualisht, bazuar në veprimet dhe provat për secilin person, duke respektuar prezumimin e pafajësisë. “Të rinjtë dhe prindërit duhet të jenë të informuar se mosha e mitur nuk i përjashton automatikisht nga përgjegjësia penale. Sipas Kodit Penal, përgjegjësia penale për krimet fillon në moshën 14 vjeç,...
Burimi:
javanews.al