Mosha bën të vetën/ Berisha bëhet lëmsh me shifrat, nga 8% e çon në 10% taksimin e dividentit

Mosha bën të vetën/ Berisha bëhet lëmsh me shifrat, nga 8% e çon në 10% taksimin e dividentit

Sali Berisha, drejtuesi i koalicionit “Shqipëria Madhështore”, vijoi takimet elektorale në prag të zgjedhjeve të 11 majit, duke vizituar një biznes fasonerie në Durrës. Gjatë këtij takimi, ai prezantoi programin ekonomik të Partisë Demokratike, duke u fokusuar tek mbështetja e sipërmarrjeve nën moton “Made in Albania”. Gjatë fjalës së tij, Berisha premtoi se, nëse do të vijë në pushtet, taksa mbi dividendin do të vendoset në 10%. Mirëpo, deklarata e tij u ndërpre nga një biznesmen i pranishëm, i cili i kujtoi se aktualisht kjo taksë është 8% dhe kërkoi heqjen e saj. I befasuar nga ndërhyrja, Berisha e korrigjoi...

Burimi: Sot.com.al