‘Mos më ngatërro me veten…’ Aulon Kalaja replikon me Ballën për videon e 17 vjeçarit i cili u dhunua nga policia
Një përgjigje në nder të opinionit publik në lidhje me videon që kam publikuar unë, kur gjeta një djalë 17-vjeçar që e kishte rrahur policia, ndërsa hante një panine. Një përgjigje e detyruar ndaj shpifjeve të Taulant Ballës dhe disa faqeve që kanë thënë për mua, se gjoja kam shpifur, kam fabrikuar një video dhe kam përdorur një fëmijë për të gënjyer. E di që ju ka dhemb shumë se kjo video dhe e ka goditur m’u në zemër pushtetin. “Do ju bëj një thirrje publike, mos më ngatërroni me veten tuaj. E di që jeni të dëshpëruar, por nuk mund t’ju ndihmoj. Unë kam respekt për profesionin tim dhe nuk e shkel gazetarinë” shkruan Kalaja. Ai publikon dhe bisedën telefonike me 17-vjeçarin. Lexo dhe: ...
Burimi:
syri.net