Mos e lini piktorin ta djegë Shqipërinë dhe ta dëbojë edhe atë pak rini që i ka mbetur!

Mos e lini piktorin ta djegë Shqipërinë dhe ta dëbojë edhe atë pak rini që i ka mbetur!

Nga Kim Mehmeti Piktori e ka kuptuar se i ka mbetur vetëm edhe një rrugë për ta mbuluar fytyrën e vet të tradhtarit: ta djegë Shqipërinë dhe ta dëbojë prej saj edhe atë pak rini që ka mbetur, në mënyrë që të mos ketë më kush t’i kërkojë llogari për shkatërrimin e mëmëdheut dhe shndërrimin e tij në një narko-shtet. Piktori pra e ka kuptuar se fytyrën e tij të vërtetë, atë të rrënuesit të Shqipërisë, mund ta mbulojë vetëm tymi i gazit lotsjellës dhe i vendit të djegur. Ai beson pra se në një Shqipëri të djegur dhe të mbetur vetëm me pleq e plaka, pa rini dhe pa shpresë, akush nuk do ta rrezikojë ‘Aleancën e tij të Qelbësirave’. Dhe Piktori mbase drejtë...