Mori flakë bombola e gazit në banesë, pëson djegie në fytyrë një grua

Mori flakë bombola e gazit në banesë, pëson djegie në fytyrë një grua

Një ngjarje e rëndë shënohet në Fier, ku në katin e tretë të një pallati ka marrë flakë një bombol gazi, duke shkaktuar panik tek banorët e tjerë. Klan News raporton se e zonja e shtëpisë në përpjekje për të shuar flakët, ka pësuar djegie në fytyrë. E lënduara u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, policia dhe ambulanca.
Burimi: Opinion.al