Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Moore: Prishtina të fokusohet në njohjet nga NATO dhe BE, jo në Afrikë e Azi
Ish-diplomati i lartë amerikan dhe njohësi i Ballkanit, Jonathan Moore, ka këshilluar Prishtinën që të përqendrohet në sigurimin e njohjeve të pavarësisë nga vendet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Europian, në vend që të kërkojë njohje individuale në Afrikë apo Azi.Në një intervistë për Ditarin e Kosovës në A2 CNN, Moore tha se mungesa e një qeverie të qëndrueshme në Kosovë po pengon dialogun Kosovë-Serbi dhe përparimin në procesin e njohjes ndërkombëtare.“Nëse do të kishte një qeveri të fortë dhe pragmatike në Prishtinë, ajo duhet të punojë me vendet europiane që nuk e kanë njohur Kosovën ende, në vend të...