Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Monument kombëtar lundrues në Francë/ Mbërrin në Durrës anija 81-vjeçare “Bel Espoir”
E njohur si anija e shpresës “Bel Espoir” është një skunë historike me vela, e cila nuk është vetëm një dëshmi e mjeshtërisë detare, por edhe një simbol i shpresës dhe ringritjes sociale. E ndërtuar në vitin 1944 në Svendborg, Danimarkë, nga kantieri detar J. Ring Andersen, ajo fillimisht shërbeu për tregti në Detin Baltik dhe më pas si anije peshkimi në ujërat e largëta të Terre-Neuve. Në vitin 1968, ajo u ble nga shoqata franceze AJD (Amis du Jeudi-Dimanche), e themeluar nga ish-kapelani Michel Jaouen, me qëllimin për të ndihmuar të rinjtë me probleme sociale dhe varësi përmes praktikës...