Monoksidi i karbonit shuan një familje në Itali, pas prindërve ndërron jetë edhe foshnja 7-muajshme
Një tragjedi e rëndë ka tronditur zonën e Parmës në Itali, ku një foshnjë vetëm 7-muajshe ka ndërruar jetë pas helmimit nga monoksidi i karbonit. E vogla nuk arriti t’u mbijetonte plagëve, pasi më herët nga i njëjti helmim humbën jetën edhe prindërit e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës mes së enjtes, 29 tetor, dhe të premtes, 30 tetor, në një banesë në Mezzani, në provincën e Parmës. Sipas hetimeve paraprake, familja dyshohet se kishte përdorur një sobë me dru për të ngrohur dhomën e gjumit. Nga pajisja dyshohet se janë çliruar gazra helmues, të cilët shkaktuan intoksikimin fatal. Viktimat janë babai 35-vjeçar dhe nëna 32-vjeçare, të cilët dyshohet se kanë humbur jetën në gjumë. Foshnja e tyre 7-muajshe u gjet ende në...
Burimi:
kohajone.com