Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë

Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë

Ndryshimi në pankinë i ka dhënë Elbasanit një tjetër fytyrë në disa aspekte, por një problem i rëndësishëm vazhdon ta shoqërojë skuadrën. Me Glen Dajën në drejtim, verdheblutë e kanë nisur në disavantazh tri nga ndeshjet e zhvilluara, duke u detyruar të ndjekin rezultatin që në momentet e para. Një tendencë që deri tani nuk ka marrë një zgjidhje dhe që u bë edhe më e dukshme në përballjen e fundit me Vllazninë.   TRI NDESHJE, I NJËJTI SKENARNë tri sfidat e para të Dajës, pa përfshirë barazimin 0-0 me Teutën, Elbasani e ka parë veten në disavantazh. Fillimisht ndodhi ndaj Partizanit dhe më pas kundër Laçit. Në të dyja rastet, skuadra tregoi karakter, reagoi pas golit të pësuar dhe arriti të përmbyste rezultatin, duke...