Monika Lubonja trazon rrjetin: Edhe të martuarit kanë të drejtë të dashurojnë jashtë martesës
Aktorja e njohur Monika Lubonja ka ndezur sërish diskutimet dhe reagimet e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram një fragment nga një intervistë televizive ku trajtohet tema e dashurisë dhe ndjenjave jashtë martesës. Në videon e publikuar në InstaStory, studiuesi Primo Shllaku pyetet nëse personat e martuar kanë të drejtë të përjetojnë ndjenja për dikë tjetër, duke dhënë një përgjigje që shmang kornizat tradicionale të moralit shoqëror. Gjatë bisedës, Shllaku argumenton se institucioni i martesës është një marrëveshje ligjore, por nuk mund të kontrollojë apo kufizojë botën shpirtërore të njeriut. Ai shprehet se edhe të martuarit kanë shpirt dhe kanë plotësisht të drejtë të përjetojnë dashuri jashtë martesës, pasi rënia në dashuri është një proces që ndodh përtej...
Burimi:
ntv.al