“Edhe Churchill u bashkua me Stalinin”/ Berisha shtrinë dorën për demokratët: Kemi bërë gabime
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar në Berat takimin e radhës në kuadër të turit politik “Foltorja e Ripërtëritjes”, ku ka përsëritur thirrjen për bashkimin e demokratëve dhe forcave opozitare. Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te ndasitë brenda opozitës, duke argumentuar se përballë asaj që ai e cilësoi si “rrezik ekzistencial” për Shqipërinë, bashkimi duhet të jetë përparësi. Për të ilustruar qëndrimin e tij, ai përmendi bashkëpunimin e Winston Churchill me Josif Stalinin gjatë Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht dallimeve të thella politike dhe ideologjike mes tyre. “Përballë çdo rreziku ekzistencial ka vetëm një mesazh, bashkimi! Edhe Churchill u bashkua me Stalinin”, deklaroi kreu i PD-së. Berisha kundërshtoi gjithashtu krahasimet mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, si dhe mes tij dhe...
Burimi:
ntv.al