Dy operacione në Romë me shpresën për të shpëtuar shikimin, rikthehet në Tiranë Erjon Vishkulli
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që mbeti i plagosur në syrin e majtë gjatë protestës, është rikthyer në Shqipëri pas tre javësh trajtim mjekësor në Itali. I riu iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale në klinikën e specializuar “Gemelli” në Romë, ndërsa ende pritet të kryejë një tjetër ndërhyrje. Pas mbërritjes në Tiranë, ai është pritur nga miq dhe shokë. Vishkulli u plagos gjatë përplasjes mes protestuesve dhe policisë, pasi u godit në syrin e majtë nga një objekt që dyshohet se ishte plumb gome. Fillimisht, ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës, por për shkak të dëmtimit të rëndë dhe nevojës për trajtim të specializuar, u dërgua në Itali. Më 25 tetor, 28-vjeçari njoftoi mbërritjen në Romë, ku do t’i nënshtrohej trajtimit të...
Burimi:
ntv.al