Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Momenti kur oficerët e BKH shkojnë tek Erion Veliaj në paraburgim, del edhe emri i biznesmenit të lidhur me kryebashkiakun
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në ambientet e Paraburgimit të Durrësit, për t’i komunikuar akuzat Veliajt. Vlen të theksohet se prokurori i dosjes, Olsi Dado, nuk ka qenë i pranishëm me grupin e hetuesve të BKH-së. Agjentët e BKH-së qëndruan në Paraburgimin e Durrësit rreth 15 minuta. Akuzat konkrete ndaj Veliajt pritet të mësohen në vijim. Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, SPAK mori zyrtarisht të pandehur Ajola Xoxën, bashkëshorten e Veliajt, të cilës i komunikoi...