Molotovë dhe gurë drejt policisë, një grup protestuesish vijon qëndrimin në bulevard
foto TIRANË- Një grup protestuesish ka mbetur në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' ku vijon të hedhë molotovë dhe gurë në drejtim të forcave të policisë. Disa prej bombave molotov kanë përfunduar pranë autobotëve të ujit të vendosur në terren. Ndërkohë, protestuesit kanë shoqëruar veprimet e tyre me thirrje kundër policisë duke brohoritur 'Polici e krimit' dhe 'Dorëheqje'. Situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa grupi i protestuesve vazhdon të qëndrojë në bulevard përballë forcave të rendit./ZËRI
Burimi:
zeri.ai