Mollët – Një Fakt Surprizues Rreth Tyre

Mollët – Një Fakt Surprizues Rreth Tyre

Ka arsye të panumërta se përpse një mollë në ditë mund të mbajë mjekun larg. Disa prej tyre janë humbja e peshës, forcimi i imunitetit, ulja e rrezikut ndaj kolesterolit dhe reduktimi i prekjes nga sëmundjet e zemrës. Por ekziston edhe një arsye tjetër, më pak e njohur, por po aq e rëndësishme: mollët kanë treguar se ndihmojnë në rritjen e baktereve “të mira” që jetojnë në sistemin tretës, duke përmirësuar shëndetin tuaj të mikrobiomës. Duke u mbështetur në kërkimet e fundit shkencore, AgroWeb.org, ju njeh më tepër me këtë vlerë të shtuar të mollëve. Së pari, çfarë është mikrobioma? Mikrobioma është një bashkësi bakteresh, kërpudhash dhe virusesh që jetojnë në trupin tuaj. Përqendrimi më i madh i këtyre mikroorganizmave ndodhet në sistemin tretës, ku...