Moikom Zeqo: Vikingët dhe arbërit!

Moikom Zeqo: Vikingët dhe arbërit!

Moikom Zeqo Vikingët, kjo racë heroike e skandinavëve, me historitë e bëmat e tyre u bënë të famshëm në shekujt IX e XII të Mesjetës. Ishte një popull që jetonte në komunitete të lira, njëlloj demokracie fisnore kjo.Pozita dhe kushtet gjeografike të vendeve të Skandinavisë qëndrojnë në themel të ngjarjeve historike që patën rëndësi aq të madhe, veçanërisht për vendet e Evropës Perëndimore, gjatë asaj periudhe që tashmë njihet me emrin Epoka e Vikingëve.Kërkesat e natyrës i bënë skandinavët jo vetëm bujq detarë, por edhe ndërtues të zotë anijesh.Një zbulim i shkëlqyer në fushën e lundrimit, barka e skafsheshtë, i bëri skandinavët mjeshtër të vërtetë të detit. Kësisoj, të pajisur me barka të shpejta dhe me veglat e duhura për lundrim, vikingët ishin të gatshëm...