Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Moikom Zeqo, i jashtëzakonshmi i vlerave krijuese dhe studimore, që u largua me lutjen “Mos më harroni!”
👁11032
Nga Albert Vataj Sikur ta kishte parathënë ai vetë, me një intuitë të dhimbshme që vetëm shpirtërat e mëdhenj e kanë, se në këtë vend harresa nuk është pasojë, por mekanizëm. Se këtu, ndonjëherë me zell të verbër, harrojmë më të shenjtët tanë, ata që dhanë gjithçka për një ideal, për një vizion, për një komb që e donin më të ndritur, më të kulturuar, më vetëdijshëm për veten.Moikom Zeqo iku duke lënë një amanet që s’kishte të bënte me lavdinë, me emrin e tij, por me kujtesën për veprën, për këtë obelisk të lartë dhe të papërsëritshëm të dijes...