Moggi sulmon Gravina: Mendon më shumë për veten se për sportin që përfaqëson

Moggi sulmon Gravina: Mendon më shumë për veten se për sportin që përfaqëson

Në faqet e gazetës “Libero” mund të lexohet një editorial i firmosur nga ish-drejtuesi i Juventusit, Luciano Moggi, në lidhje me krizën e kombëtares italiane: “Tani po kalojmë në situata qesharake, duke e lënë Spallettin në pankinë kundër Moldavisë, edhe pse ishte ‘verbalisht i shkarkuar’. Po të mos ishte vetë trajneri që e zbuloi këtë gjë, nuk do të kishte asnjë komunikim zyrtar. Duhet të pyesim pse të paktën nuk ia ngarkoi Buffon-it detyrën e vështirë të komunikimit. Mbetet e vështirë të kuptohet se cili është roli real i Gigi në gjirin e FIGC, përveçse të tregojë fytyrën e tij...
Burimi: Telesport.al