Model i ri menaxhimi për Urgjencën Polivalente në QSUT, Spahiu: Synojmë rritjen e eficencës, të ndërgjegjësojmë qytetarët!

Model i ri menaxhimi për Urgjencën Polivalente në QSUT, Spahiu: Synojmë rritjen e eficencës, të ndërgjegjësojmë qytetarët!

Në Urgjencën Polivalente të QSUT-së po zbatohet një model i ri menaxhimi dhe funksionimi, me synim rritjen e eficiencës, koordinimit të ekipeve dhe përgjigjes në kohë ndaj pacientëve. Si porta e parë për rastet që kërkojnë kujdes të menjëhershëm, kjo strukturë ka ofruar shërbim për rreth 91 mijë pacientë vetëm gjatë periudhës janar–shtator 2026. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë inspektimit të punimeve, u shpreh se organizimi i ri i proceseve dhe triazhimi i domosdoshëm do të lehtësojnë fluksin e pacientëve dhe do të rrisin performancën e urgjencës. “Më vjen mirë që në një kohë të shkurtër keni arritur ta organizoni punën. Përveç faktit që duhet të lehtësojmë shërbimin dhe të kemi triazhimin që është i domosdoshëm, duhet të ndërgjegjësojmë më shumë...