Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
MM bën bilancin e zjarreve: 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, ja ku paraqitet rreziku më i lartë
Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e vatrave aktive të zjarrit në territorin e Republikës së Shqipërisë. Përmes një njoftimi, Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë ende aktive. Po ashtu bëhet e ditur se këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Vlorë, Dibër, Maliq, Korçë, Lezhë, Kurbin, Bulqizë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Sarandë, Himarë, Poliçan, Kuçovë, Gjirokastër e Durrës. Në total, nga zjarret e rëna, kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte, janë djegur rreth 36 hektarë bimësi, si edhe 2500 rrënjë ullinj...