Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Pejë, ndërron jetë një i mitur. Plagosen dy të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së mërkurë në fshatin Treboviç të Pejës, ku për pasojë ka humbur jetën një i mitur. Viktima është 15-vjeçari me inicialet M.N., i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe dy të mitur të tjerë që ndodheshin në automjet, përfshirë shoferin e mjetit. Të plagosurit po marrin trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar rastin: “Rreth orës 00:02 kemi marrë njoftimin për një aksident në fshatin Treboviç. Vetura...