Mjeshtri, Esat Musliu, nderohet në Festivalin Kombëtar të Filmit Shqiptar

Mjeshtri, Esat Musliu, nderohet në Festivalin Kombëtar të Filmit Shqiptar

Kush nuk e ka në mend filmin “Hijet që mbetën pas”? Ishte viti 1985 kur Esat Musliu qëndronte pas kamerës. Është regjisori, është ai që pas kamerës shqyrtonte portretet e Matilda Makoçit, Xhevdet Ferrit, Ndriçim Xhepës e të madhit Reshat Arbana.  “Rrethi i kujtesës”, “Nata e parë e lirisë”, “Vitet e pritjes”… Këto janë vetëm pak nga veprat me të cilat Musliu ka folur gjuhën artistike pas çakut të kinemasë. Nga Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, i vjen mirënjohja dhe duartrokitjet që e emocionojnë. Vitet e para të tranzicionit, Esat Musliu si regjizor dhe krijues i lire pati edhe një funksion tjetër, një mision jo të thjeshtë në Shqipërinë ku gëlonte piratëria. Artisti sot jeton me kujtimet dhe duartrokitjet e një jete ku filmat shkruhen,...