Mjeku: Si ndryshimi i dietës dhe gjumit më bëri më të lumtur se kurrë në të 60-at

Mjeku: Si ndryshimi i dietës dhe gjumit më bëri më të lumtur se kurrë në të 60-at

Tim Spector, TheTelegraph Ashtu si shumë burra, jam i sigurt se edhe unë kam kaluar periudha kur kam vuajtur nga një gjendje e vazhdueshme humori të ulët. Gjithçka nisi në të 30-at e mia, kur shpesh ndihesha i lodhur dhe i nevrikosur. Stresi i të qenit mjek dhe baba i dy fëmijëve të vegjël ma vështirësonte gjumin. Shtrihesha në shtrat, bluaja në mendje mendime të ndryshme dhe ndihesha në ankth, pa mundur të qetësohesha për orë të tëra. Isha në një gjendje mbijetese. Si pasojë e mungesës së gjumit, drejtohesha drejt ushqimeve të pashëndetshme, përjetoja luhatje të mëdha të humorit dhe, herë pas here, bëhesha shumë i padurueshëm me familjen time dhe nuk u kushtoja vëmendjen e duhur nevojave të fëmijëve. Shpesh ndihesha shumë i...