Mitsotakis “shpërndan” para/ Masa mbështetëse prej 1.1 miliard euro pas suficitit primar rekord të Greqisë

Mitsotakis “shpërndan” para/ Masa mbështetëse prej 1.1 miliard euro pas suficitit primar rekord të Greqisë

Me anë të një mesazhi televiziv drejtuar grekëve kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka shpallur masa të reja ekonomike të përhershme me vlerë 1.1 mld euro për të mbështetur 2.7 milionë qytetarë, pas suficitit rekord që Greqia regjistroi për vitin 2024. Sikurse ka sqaruar Mitsotakis, këto para do të shkojnë për të ndihmuar qytetarët në kuadrin e gjerë të politikave të strehimit në një kohë kur qiratë e shtëpive thuajse janë dyfishuar në krahasim me dy vite më parë, tek shtresa e varfër e pensionistëve dhe tek programi i investimeve publike. Me përmirësimin e ekonomisë së vendit, do të përmirësohet edhe gjendja...
Burimi: Top-Channel.tv